Punësimi me mbështetje politike

15:18 / 26.05.2012
Për të gjetur një vend pune në institucionet shtetërore në Kosovë, nuk është me rëndësi kriteri i përcaktuar përmes konkursit publik, por lidhjet familjare, anëtarësia partiake dhe ryshfeti. Kështu thuhet në raportin e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë.

 Rezultat e anketës tregojnë se 34 për qind e kosovarëve besojnë që lidhjet familjare janë faktorë i rëndësishëm për t’u punësuar në sektorin publik, 24 për qind besojnë se është ryshfeti, 13.5 për qind konsiderojnë se anëtarësia partiake është faktor i rëndësishëm për të fituar punë, ndërkaq vetëm 16 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë që arsimi, përvoja profesionale dhe trajnimet janë të rëndësishme kur kërkohen punëtorë në sektorin publik.

Se këta faktorë janë përcaktues në punësim në institucionet qeveritare, pohojnë edhe përfaqësues të punëtorëve dhe shoqërisë civile, përderisa mohohen nga zyrtarë qeveritarë.

Kryetari i Sindikatës së Administratës Publike, Ndue Kalaj, shprehet se kjo dukuri ka vjet që është e pranishme në Kosovë. Për fat të keq, thotë ai, Administrata Publike është politizuar dhe ky politizim ka sjellë pasoja të mëdha. Sipas tij, këto lloj punësimesh, kanë bërë që në pozitat udhëheqëse të mos jenë njerëz profesionalë “Në këtë politizim vijnë në shprehje familjarizimi, grupimet politike, ryshfeti. Pra, nuk ka ndonjë kriter të caktuar për punësim. Pastaj ajo që është më e keqe, në pozitat udhëheqëse në vendet kyçe profesionale, vijnë njerëzit pa e kryer stazhin e praktikantit, kriter ky i përcaktuar edhe me ligj”, thotë Kalaj.

Kurse, Avni Zogiani, nga drejtues i organizatës “Çohu”, konsideron se çdo parti politike që ka ardhur në pushtet, ka punësuar në mënyrë të panevojshme anëtarët e vet. “Procesi i punësimit në sektorin publik është kryesisht i ndikuar politikisht”, shprehet Zogiani.

Ndue Kalaj thekson se këto punësime e kanë dëmtuar rëndë cilësinë e punës në sektorin publik. ”Është e pamundur që një subjekt politik që t’i ketë të gjitha ato kuadro profesionale, të atij niveli që do t’i duheshin administratës në qoftë se nuk merr edhe prej grupimeve tjera. Pastaj, këtu përveç anës partiake, familjarizimit, është edhe lokalizmi”, pohon Kalaj.

Por, ndryshe thonë zyrtarë qeveritarë. Birsen Shufta, këshilltare e lartë në Ministrinë e Administratës Publike, në një përgjigje dhënë përmes postës elektronike, ka thënë se kriteret për punësim janë të përcaktuara në Ligjin për Shërbimin Civil. “Në bazë të këtij ligji, pranimi në Shërbimin Civil mbështetet në parimet e meritës, me shpallje publike të pozitave të lira, me transparencë të procesit, me objektivitet dhe paanësi të komisionit testues, mosdiskriminim të kandidatëve dhe me të drejtën për t’u ankuar në fund të procesit”, ka thënë Shufta. /Rel/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.