Punëtorët: Menaxhmenti i KEK-ut jo serioz

15:56 / 12.06.2013

Rreth 3300 punëtorë të KEK-ut kanë protestuar për një orë në mes të shiut në minierën e Bardhit, Mirashit, Termocentralit “Kosova A”, Termocentralit “Kosova B”, dhe serviset e DPS-së. Ata kanë akuzuar menaxhmentin e KEK-ut që janë joserioz ndaj tyre dhe paralajmërojnë radikalizim nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Përveç ngritjes së pagave, ata kërkuan edhe marrëveshjen kolektive mes sindikatës dhe udhëheqësve të KEK-ut, prezencën e përfaqësuesve sindikal në organet e vendimmarrjes dhe kërkesa tjera.

Gëzim Selmani punëtor i Termocentralit “Kosova A” që kishte dal të protestonte me kolegët e tij ka thotë se kërkojnë të gjenden forma për realizimin e kërkesave nga menaxhmenti i KEK-ut. “Për rritje të pagave, për kushte më të mira në punë, për kushte më të mira në familjet tona, t’u e pa situatën aktuale ekonomike në Kosovë, t’u e pa prodhimin tona që ka ecur në katër vitet e fundit kjo është kërkesë reale nga sindikata dhe punëtorët”, ka thënë ai.

Që nga fillimi i këtij vitit menaxhmentit të KEK-ut i është bërë kërkesa nga sindikata e punëtorëve që të bëjë rritje të pagave për 30 për qind të fondit të përgjithshëm për nivel vjetor për punëtorët, që kur përpjesëtohet i bie diku rreth 150 euro për secilin.

Kryetari i kësaj sindikate, Izet Mustafa ka thënë për Kosovapress dikur kishin premtimin nga menaxhmenti i KEK-ut se pas shthurjes së dy divizioneve të KEK-ut, furnizimin dhe rrjetit, do të gjejë mënyrat për përmbushjen e kërkesave, megjithatë ai ka thënë se në një takim para disa ditësh me menaxhmentin e kanë parë një jo seriozitet nga ata që të përmbushin kërkesat e punëtorëve. “Ne jemi taku me nivelin më të lartë të KEK-ut tu përfshi drejtorët e financave, të divizioneve, drejtorin operativ të KEK-ut dhe kemi shpresuar që në takimin e parë të kemi një përgjigje konkrete ngase i kanë ditur kërkesat qysh moti dhe kanë qenë të informuar e kanë pasur kohë të llogarisin, por fatkeqësisht ndihi e kundërta”, ka thënë ai.

Mustafa thotë se vetëm në KEK asnjëherë nuk janë ngritur pagat dhe se është koha që këta punëtorë të jenë më të dinjitetshëm. “Kisha me apeluar tek menaxhmenti i KEK-ut, tek institucionet tek Qeveria që t’i merr parasysh kërkesat e punëtorëve të KEK-ut në mënyrë që të mos vie deri tek radikalizimi i qëndrimeve të sindikatës dhe vet punëtorëve. Ne do të jemi këmbëngulës në kërkesat tona sepse është e drejtë, ngase vetëm punëtorët e KEK-ut deri më tani nuk kanë pasur ngritje pagash dhe tashmë duhet të jenë më të dinjiteshëm”, ka thënë ai.

Ndryshe, mësohet se punëtorët e KEK-ut, përjashtuar ata që ndikojnë drejtpërdrejt në prodhim, do të protestojnë sërish nesër për një orë por kësaj radhe të gjithë në nj pikë të vetme, në “Kosova B”. /Kosovapress/Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.