Punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë nuk përfundojnë as sivjet
Projekti për zgjerimin e rrugës magjistrale Prishtinë -Mitrovicë, nuk do të përfundojë as këtë vit. Problemet me shpronësim që kanë përcjellë punimet në këtë projekt thuhet se tashmë janë zgjedhur, por moti nuk do të lejojë që ky projekt të përfundojë këtë vit.Lah Nitaj, këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë se Qeveria ka dërguar në adresë të pronarëve vendimet për shpronësim të pronave përgjatë magjistrales, raporton Koha.
“Problemet në shpronësim që kanë zvarritur punimet në zgjerimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, këto ditë janë tejkaluar. Pronarët janë duke i marrë vendimet për shpronësim dhe nuk presim të ketë më probleme të kësaj natyre”, tha Nitaj.
Sipas tij me marrjen e vendimeve për shpronësim pritet të ftohen edhe kompanitë për vazhdimin e punimeve. /Telegrafi/