Punojnë pa para

11:04 / 5.02.2013

“Kosova Petrol” duket se nuk i ka punët mirë me financa. Punëtorët e kësaj kompanie, që merret me tregtimin e derivateve të naftës, ka dy muaj që nuk kanë marrë paga. Këtë fakt e pranojnë edhe udhëheqësit e kompanisë, të cilët thonë se borxhi do t’u paguhet punëtorëve pas 10 dite.

Por këta të fundit nuk janë optimist se do tu paguhen obligimet. Madje dyshohet se njëri nga ta e ka gjetur zgjidhjen duke e i mbledhur paratë e pazarit ditorë dhe duke ikur nga vendi i punës.

Të frikësuar se mund t’u rrezikohet vendi i punës, në kushte anonimiteti thonë se ka më shumë se dy muaj që nuk kanë marrë rrogë.

“Por edhe ato që na jep kohë pas kohe, nuk janë rroga të plota. Ka raste kur i marrim vetëm nga 100 apo 50 euro. E rrogat në këtë kompani nuk janë më të larta se 300 euro. Unë në këtë kompani punoj që prej 7 muajsh. Pronarët e kësaj kompanie janë duke luajtur me ne si punëtorë”, ka thënë një punëtor në kushte anonime për gazetën “Tribuna”.

Edhe pronari i kompanisë “Kosova Petrol”, Bedri Selmani ka pranuar se punëtorët e tij nuk kanë marrë rruga një kohë të gjatë.

“E vërtetë është që i kemi disa borxhe ndaj punëtorëve. Kjo ka ndodh, pasi kemi pas disa probleme financiare. Borxhet ndaj tyre janë nga dy rroga, jo më shumë. Por, jemi duke bërë përpjekje dhe brenda 10 ditëve do të kryhen të gjitha borxhet”, ka thënë Selmani për “Tribuna”.

Në mesin e punëtorëve janë përhapur fjalë se një koleg i tyre, punëtor i kompanisë “Kosova Petrol” ditë më parë ka marr 500 euro dhe ka ikur nga vendi i punës. Kjo, siç tregojnë ata, ka ndodhur ngase i punësuar aq e ka llogaritur se është borxhi i kompanisë ndaj tij. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.