Pusho mirë, pusho me sy kritik për gjërat negative

16:32 / 13.08.2012
Në këtë sezon pushimesh Instituti Shqiptar i Shkencave promotor i Open Data Albania, u ka propozuar pushuesve kosovarë një iniciativë qytetare në dobi të Turizmit dhe Mjedisit me titull Smart Tourist Albania.

Drejtoresha e Institutit Shqiptar të Shkencave promotor i Open Data Albania, Aranita Brahaj, ka deklaruar se nëpërmjet platformës www.smarttourist.al, çdo pushuesi edhe nga Kosova i jepet mundësia të raportojë e më tej informohet mbi cilësinë dhe problematikën me zonat turistike. “Smart Tourism Albania” do të shërbejë si platformë ku qytetarët do të mund të raportojnë probleme që hasin në ambientet përreth”, ka theksuar ajo. Sipas saj raportimi do të kryhet direkt nëpërmjet aplikimeve në celularë të posaçme për telefonat Android dhe Apple e të shkarkueshme në çdo telefon, ose direkt në faqe.

“Çdo pushues nga Kosova mund të raportojë shqetësimin e tij gjatë pushimeve nëpërmjet celularit. Gjithashtu raportimet me foto mund të realizohen edhe nëpërmjet webit. Këto denoncime do u përcillen institucioneve zyrtare për përmirësim të situatës e gjithashtu do të qëndrojnë të publikuara për të njoftuar mbi ecurinë apo përmirësimin e situatës”, tha ajo.

Brahaj ka bere me dije se qëllimi i “Smart Tourist Albania” është rritja e ndërgjegjësimit publik mbi ndotjen mjedisore në zonat turistike dhe ushtrimi i presionit qytetar mbi institucionet përgjegjëse. Në përfundim të sezonit të pushimeve, organizatorët e këtij procesi do të shpallin edhe fituesin e çmimit “Smart Turist 2012”. Ky çmim do të vlerësoj pushuesin më të zgjuar që ka realizuar një raportim sa më realist dhe konkret. “Urojmë të kemi sa më shumë aktivizëm qytetar dhe reagim institucional ndaj raportimeve.

Duke krijuar këtë vit “hartën e ndotjes” synojmë të kemi vitin tjetër një hartë promovuese me zona turistike të pastra”, theksoi ajo.

Brahaj ka ftuar të gjithë shqiptaret se nëse po pushoni në Troje Shqiptare duhet që të raportoni si turist kritik. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
16:21 / 17.06.2013

ATK ka mbledhur 10% më shumë se më 2012

Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.