Qeveria amerikane padit Standard & Poor's

11:19 / 5.02.2013
Kompania e rejtingut, Standard & Poor's tha se qeveria amerikane planifikon ta padisë atë në lidhje me vlerësimet për hipotekat para krizës financiare të vitit 2008.

Standard & Poor's tha se Departamenti i Drejtësisë do të ngre padi për shkak të rejtingut të lartë që i kishin dhënë disa hipotekave, të njohura si obligimet kolaterale të borxhit(CDO) në vitin 2007, vlera e të cilave më vonë ra në mënyrë dramatike.

Rënia e CDO-s u shkaktua nga kolapsi i tregut të shtëpive në SHBA, që çoi në krizë globale. Standard & Poor's tha se rasti është plotësisht pa fakte dhe pa baze ligjore.

Një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë ka refuzuar të komentojë. Raportet e mediave thonë se veprimet ligjore mund të ndërmerren në këtë javë. Një padi e tillë, do të shënonte rastin e parë në lidhje me keqbërjen e ndonjë agjencie rejtingu që lidhet me krizën financiare.

Aksionet e Standard & Poor's ranë 13.8 për qind të hënën. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.