Qeverisë i teprojnë 138 milionë euro

11:18 / 31.10.2012
Muaji shtator i këtij viti është përmbyllur me 138 milionë euro suficit buxhetor nga institucionet shtetërore, si pasojë e grumbullimit më të madh të të hyrave në buxhet se sa shpenzimet e realizuara.

Sipas raportit nëntëmujor të buxhetit të përgatitur nga Ministria e Financave, të hyrat e realizuara në buxhet deri në fund të muajit të kaluar arrijnë në 1.127 miliardë euro, ndërsa shpenzimet në këtë periudhë arrijnë në 992 milionë euro.

Kjo tepricë buxhetore zakonisht “avullohet” në fund të vitit, pasi që institucionet e vendit rrisin shpenzimet kryesisht në muajin dhjetor, në mënyrë që mos t’i teprojnë mjetet e parapara me buxhetin e vitit 2012. Për rritje të shpenzimeve gjatë muajit dhjetor institucionet disa herë janë kritikuar edhe nga Auditori i Përgjithshëm, shkruan “Zëri”.

Në raportin e auditorit të vitit 2011 për Ministrinë e Arsimit thuhej se për vetëm dy muajt e fundit të vitit të kaluar kjo Ministri, që udhëhiqet nga Ramë Buja, ka shpenzuar 39 për qind të buxhetit për shpenzime kapitale.

“Shpenzimi i buxhetit për investime kapitale prej 39 për qind vetëm në dymujorin e fundit, si dhe mosplanifikimi i mirë i rrjedhjes së parasë bart në vete rrezikun se mund të jenë kryer pagesa jashtë kontrolleve të duhura”, thuhet ndër të tjera në këtë raport.

Po ashtu, sipas auditorit, rritje e theksuar e shpenzimeve në kategorinë e pagave, sipas shënimeve të Thesarit, është e vërejtur në muajin dhjetor.

Ndërsa gjatë auditimit të pasqyrave financiare të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) për vitin 2011, Auditori Gjeneral kishte zbuluar se ky i fundit 46 për qind të buxhetit e ka shpenzuar në tremujorin e fundit të vitit 2011.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), Safet Gërxhaliu, thotë se nuk është në rregull që pjesa më e madhe e shpenzimeve buxhetore të ndodhë në dy muajt e fundit të vitit, ndonëse, sipas tij, teprica buxhetore në nëntë mujor prej 138 milionë euro nuk mund të arsyetohet dhe kjo dëshmon mungesën e kapaciteteve të nevojshme për shpenzimin e buxhetit të planifikuar.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës me hartimin e buxhetit për vitin 2013 duhet t’i jap prioritet sektorit prodhues, nga i cili mund të gjenerohet rritje ekonomike dhe punësim, e jo pjesa më e madhe e buxhetit të orientohet në infrastrukturë.

Ndërsa Muhamet Sadiku, profesor i ekonomisë, thotë se pavarësisht suficitit të madh në nëntë mujor, fundi i vitit mund ta gjejë Kosovën me pak para në buxhetin e vendit.

Sipas tij, shpenzimet në muajt e fundit të vitit rriten, pasi që grumbullohen pagesat për punët e kryera nga institucionet e ndryshme buxhetore.“Brengosës është niveli i rezervave buxhetore të vendit në Bankën Qendrore të Kosovës. Edhe në vitin 2013 do të hyjmë me shpenzime të mëdha që kanë filluar më herët, përkatësisht ndërtimi i Autostradës me Shqipërinë dhe fillimi i ndërtimit të autostradës për në Shkup”, shprehet Sadiku. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.