Qumështoret tona mohojnë përdorimin e qumështit pluhur

12:38 / 2.03.2013
Kompanitë që merren me paketimin e qumështit në Kosovë, mohojnë në mënyrë kategorike se qumështi i tyre është i përzier me qumësht pluhur.

Por, derisa prodhuesit e mohojnë një gjë të tillë edhe më tej mbetet mister se ku përfundon një sasi e konsiderueshme e qumështit pluhur që ka hyrë në Kosovë gjatë vitit që lamë pas, shkruan gazeta Zëri.

Driton Shkololli, shef i prodhimit të qumështit në Vita, tha se deri më tani nuk ka ndodhur që të përzihet qumështi i freskët me qumësht pluhur. Ai shtoi se punishtja e qumështit që drejton ai furnizohet nga 138 ferma dhe 22 pika nga tërë Kosova.

Edhe krerë të kompanisë Bylmeti thanë se nuk ka ndodhur asnjëherë që të bëhet një përzieje e tillë me qumësht pluhur.

“Produktet tona janë komplet të freskëta. Qumështin e marrim nga fermerët kosovarë. Nuk ka ndodhur që të përzihet me qumështin pluhur”, tha Afrim Berisha, drejtor ekzekutiv i kësaj kompanie.

Edhe zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës nuk pranojnë se qumështoret në Kosovë e përziejnë qumështin e freskët me qumësht pluhur. Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi tha se vetëm një nga qumështoret e licencuara - nga ana e Agjencisë - për prodhimin e akullores përdor qumështin pluhur. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
10:22 / 21.05.2013
Johnny  Depp dhe Amber Heard

Depp nuk është më joshës për femrat

Të qenit seks simbol dhe joshës për femrat duket se nuk është më realitet për Johnny Depp, edhe atë për faj të së da...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:47 / 21.05.2013

S’kthen kush kusur 1, 2 dhe 5 centë

Që nga qarkullimi i monedhës euro, në Kosovë bizneset nuk i aplikojnë monedhat e kuqe si kusur ndaj konsumatorëve, ato 1 ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.