Qytetet amerikane falimentojnë njëri pas tjetrit

13:09 / 3.08.2012
Qyteti i Kalifornisë, San Bernardino, falimentoi në korrik, duke u futur kështu në radhën e shumë komuniteteve të ngjashme lokale në SHBA të cilat po u bien “tupanëve”. Para San Bernardinos kanë falimentuar Mammoth Lakes dhe Stockton, ndërsa Compton është në radhë. Para tyre falimentimin e kanë shpallur edhe Harrisburg i Pensilvanisë, Jefferson në Alabama, Central Falls në Rhode Island...

Gjatë dekadës së fundit, veçanërisht qëkur nga Wall Street "nisi" kriza botërore ekonomike, është në rritje të konsiderueshme numri i qyteteve amerikane që po shpallin falimentimin. Prej vitit 1981, ishin 42 qytete të tilla. Analistja financiare, Meredith Whitney, vlerëson se më shumë se 100 qytete në SHBA janë të paafta për të shlyer borxhet e tyre, prandaj mund ta kenë fatin e njëjtë.

“Nuk ka asnjë dyshim se do të jenë edhe 50- 100 falimentime tjera. Kjo do të rrisë vëllimin e përgjithshëm të humbjeve, në qindra miliarda dollarë “, vlerëson ajo, duke shtuar se ky trend reflekton negativisht gjendjen ekonomike të SHBA

Sipas ekonomistit Stephen Lendman, deri në vitet ’30 të shekullit të kaluar, falimentimi i qyteteve amerikane ishte i pamundur. Akti i vitit 1934. megjithatë ua ofron këtë mundësi qyteteve.

Çfarë ndodh që atëherë?

Falimentimi nuk e eliminon borxhin e qytetit, por e riorganizon. Qytetet mund të ndalojnë kontratat e paqëndrueshme dhe të marrin masa më atraktive financiare. Por, kjo nuk do të thotë se problemet zhduken. Përkundrazi, siç ka thënë kryetari i Vajehut, qytetit të bankrotuar të Kalifornisë, “ky është një proces i gjatë dhe shqetësues për të gjithë ne”.

Qytetet që janë falimentuar "nuk i fikin dritat". Jeta vazhdon me ritmin që duket normal, por për shumicën ky ritëm bëhet më i vështirë. Njerëzit e thjeshtë po e vuajnë këtë më së shumti. Shërbimet bazike janë goditur deri në kockë, meqë nuk ka fonde për nevojat elementare. Për njerëzit e rëndomtë falimentimi i qyteteve nënkupton humbje pune, të shtëpisë dhe të shërbimeve jetike.

Shumë qytete në SHBA nuk po falimentojnë, por po vdesin ngadalë. Rasti i tillë është me Detroitin, i cili nga qendra magnetike për punëtorët e tërë Amerikës, në dekadën e kaluar u shndërrua në vendin ku përgjysmohen vendet e punës, prej nga familjet po shpërngulen. Ndonëse nuk kanë shpallur falimentimin, shumë qytete amerikane, përfshirë edhe qendrat e mëdha si New York, San Diego, San Jose, San Francisco, Los Angeles, Honolulu, Washington... janë duke i përjetuar ditët të vështira të historisë së tyre. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.