Rënie e remitencave për 4.8%
Dërgesat e emigrantëve nga diaspora në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë shënua rënie për 4.8 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Po ashtu referuar raportit të Bankës Qendrore të Kosovës këtë vit ka pasur edhe rënie ekonomike, në krahasim me vitin e kaluar. Rritja ekonomike për këtë vit është planifikuar të jetë 3.8 për qind, në krahasim me vitin e kaluar që ishte 5 për qind.
Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar raportin për zhvillimet financiare për vitin 2011, si dhe një pjesë për 2012, në të cilën përveç që bëhet e ditur për rënie të remitancave, po ashtu rënie ka edhe në investimet e huaja dhe në eksport.
Sipas guvernatorit, Gani Gërguri një ndër problemet për ekonominë e Kosovës mbetet deficit i lartë tregtar. “Deficiti i lartë në llogarinë rrjedhëse vazhdon të mbetet sfidë për ekonominë e vendit tonë. Nisur nga fakti se bartësi kryesor i këtij deficiti vjen nga kategoria e mallrave të importuar, atëherë kjo sfidë duhet pare jo vetëm si “kërcënim” por edhe si mundësi të gjerë pikënisjeje për rishikim të modelit të rritjes ekonomike në të ardhmen”, tha Gërguri. /Telegrafi/