Rashic: Të drejtat e punëtorëve, në mëshirën e punëdhënësve

11:13 / 2.05.2013

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rasic, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se po përmirësohet gjendja e shtresës punëtore në Kosovë. Sipas tij, pothuajse çdo vit është plotësuar ligji i punës me ligje shtesë.

“Ligji i punës tashmë po përkrahet edhe me Ligjin për shëndetin dhe mbrojtjen në punë. Rritja e kapacitetet të inspektoratit të punës, ka rezultuar me rritjen e kontrollit mbi bizneset sa i përket të drejtave të punëtorëve. Kushtet dhe të drejtat e tyre për çdo vit po përmirësohen dhe në të ardhmen presim që këto të drejta të avancohen edhe më shumë”, tha ai.

Rasic ka theksuar se MPMS-ja për çdo vit ka regjistruar diku 3000-3500 punëtore, të cilët, sipas tij, kanë punuar edhe me herët në kompanitë private. “Kjo dëshmon se Inspektorati po e kryen punën e vet si duhet. Shpresojmë se do të punohet me një dinamik të tillë që të regjistrohen të gjithë punëtorët në sistemin kosovar”, shprehet ai.

Ministri tha se të drejtat e punëtorëve, sa i përket kontratave të punës, janë të rregulluara me ligj. Sipas tij, Ministria që udhëheq ai përpiqet që këto kontrata të respektohen edhe nga bizneset. “Ligji i parasheh dy lloje të kontratave: njëra është për gjashtë muaj dhe kontrata tjetër është trevjeçare. Të gjithë e dimë që kontrata të përjetshme nuk ka askund, prandaj Kosova është rrugës së mirë sa i përket të drejtave të punëtorëve - që të krijojë një nivel të njëjtë me vendet evropiane”, tha Rashic për Telegrafin.

Sipas tij, pa ngritjen e vetëdijes së punëdhënësve për respektimin e të drejtave të punëtorëve, nuk do të ketë përmirësim të gjendjes. “Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve është proces i cili vazhdimisht përmirësohet”, ka deklaruar minsitri Nenad Rasic. /B.Devolli/Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.