Recesioni britanik, më i dobët se parashikimi
Statistika zyrtare në Britani konfirmoi se ekonomia e ishullit është në një recesion më të dobët nga parashikimet e kryera deri më tani për tremujorin e dytë. Megjithatë pavarësisht përmirësimit të shifrave të raportuara ato ndryshojnë pak gjëra në tablonë e gjerë të ekonomisë në gjendje të brishtë. Ndërkohë për analistët dhe investitorët rëndësia e statistikës është sinjalizimi i faktit që ekonomia mund të jetë rikthyer në vlera pozitive për tremujorin e tertë, pasi fabrikat që kontribuuan me ditët pushin në recesionin e tremujorit të dytë kanë punuar në këtë periudhë në kapacitet të plotë.Presioni mbi ministrin e financave Xhorxh Ozborn nuk pritet të lehtësohet. Studimet e fundit të tregut kanë paraqitur një tablo të brishtësisë ekonomike dhe ato janë presion mbi politikë bërësit, duke përfshirë dhe bankën e Anglisë, për të stimuluar ekonominë. Sipas statistikës përfundimtare në tremujorin e dytë ekonomia britanike ra me 0.5 për qind kundrejt vlerës paraprake të rënies me 0.7 për qind.
Shpenzimet konsumatore ranë me 0.4 për qind dhe eksportet ranë me 1.7 për qind. ndërsa importet u rritën 1.4 për qind. tregtia neto reduktoi prodhimin e brendshëm bruto me 1 për qind dhe kjo ka qenë masa më e lartë e ndikimit të saj që nga tremujori i dytë i vitit 1998.
Rritja e inventarit të firmave shtoi me 0.5 për qind prodhimin e brendshëm bruto. për analistët presioni më i madh për ekonominë është rënia me 3.9 për qind e produktit në sektorin e ndërtimit. Sipas statistikës manifakt7ura u kontraktua me 0.9 për qind ndërsa shërbimet me 0.1 për qind. /Telegrafi/