Refuzohet ankesa Monacos

10:21 / 4.09.2012
Gjykata e tenderëve, në një afat rekord, ka hedhur poshtë ankesën e Monaco Telecomit, duke u hapur rrugë kështu procedurave për privatizimin e PTK-së. OSHP, nuk mohon shkeljet që i ka paraqitur Monaco Telecomi, por thotë se ankesa është vonuar. Monaco ishte në garë për PTK-në, por nuk u parakualifikua.

Ankesa e Monaco Telecomit, e cila nuk u parakualifikua për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, nuk pritet t’ia prishë hesapet Qeverisë se Kosovës. Në afat rekord, Gjykata e tenderëve e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e kësaj kompanie. OSHP, nuk ka mohuar se ka shkelje në procedurat tenderuese, por thotë se ankesa e kompanisë ishte vonuar.

Gjykata e tenderëve gjeti se ankesa e Monaco Telecomit ishte jashtë afatit ligjor, për çka edhe e hodhi poshtë. Kjo i hap edhe rrugën procedurave për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Sipas vendimit të OSHP-së, kompania ankuese ka dështuar të dorëzojë ankesën brenda afatit ligjor, si dhe ka dështuar të bëjë sigurimin e ankesës konform legjislacionit në fuqi.

“Hidhet poshtë si i palejuar shqyrtimi i ankesës se operatorit ekonomik “Monaco Telecom International”, me nr. 250/12 e datës: 28.08.2012, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Tenderi publik për privatizimin e 75 për qind të aksioneve publike, Ndërmarrjes Postës dhe Telekomunikacionit, iniciuar nga AK Ministria e Zhvillimit Ekonomik”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Me këtë, sipas këtij vendimi, i lejohet Autoritetit Kontraktues, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, që të vazhdojë tutje me procedurat për privatizimin e PTK-së, shkruan Express.

Në arsyetimin e vendimit, thuhet se Autoriteti kontraktues, përmes njoftimit të datës 17.08.2011, e ka njoftuar operatorin ankues “Monaco Telecom”, lidhur me procesin e vlerësimit të Komisionit për parakualifikim të ofertave. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.