Remitenca xhepi

9:41 / 22.08.2012
Megjithëse se që nga pas lufta sistemi bankar në vend është zhvilluar shumë sipas standardeve ndërkombëtare, siç duket akoma mërgimtarët tanë një pjesë të parave të tyre, po i sjellin në xhepa. Kështu thuhet në raportin e funti të publikuar nga programi i UNDP-së, në Kosovë, për vitin 2011.

Sipas publikimit të UNPD-së, për remitancat në Kosovë, më shumë se gjysma, 57.2 për qind e remitencave në para të gatshme dërgohen në Kosovë përmes bankave, debit/kredit kartelave, Agjencive për Transferimin e Parave (ATP-ve) dhe postës. “Pjesa tjetër, 42.8 për qind sillen në Kosovë personalisht nga emigrantët apo miqtë e tyre. Kjo e fundit është dukshëm më e lartë për femrat, 58 për qind”, thuhet në studimin e UNDP-së.

Edhe pse kanalet e transferimit të remitencave janë zyrtarizuar që nga viti 2010, UNDP ka arritur në përfundim se kanalet joformale mbeten akoma të popullarizuara kryesisht për shkak të kostos.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se dukuria e mërgimtarëve që parat e tyre t’i sjellin vet, apo në formë të “çorapeve” është mbetur si traditë e qytetarëve të Kosovës, që nuk po harrohet. “Mërgimtarët tanë janë ata që kanë kontribuar më së shumti për Kosovë dhe ata në shumicën e rasteve mjete e tyre për të ndihmuar familjarët ve tyre, apo dhe për qëllime tjera, i kanë sjell vet ose për mes kanaleve jo zyrtare”, tha ai për gazetën Epoka e Re.

Gërxhaliu mendon se dukuria që parat të sillen për mes “çorapeve”, ka qenë e hershme dhe ka krijuar nj traditë që nuk po mund të harrohet Ai ka kritikuar institucionet e Kosovës se nuk po bëjnë sa duhet për mërgimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në shumë vende të botës. “Edhe pas shuam viteve të pasluftës, ende nuk kemi një politikë të qartë për remitencat e kosovarëve, ato po shpenzohen vetëm për konsum dhe kjo nuk i ndihmon zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë ai.

Të dhënat e tregojnë se shuma totale e të hyrave të remitencave në Kosovë ka shënuar rënie prej 14 për qind në mes të vitit 2010 dhe 2011, nga 442 në 379.6 milionë euro. “Ngjashëm me vitin 2010, shpenzimet e emigrantëve gjatë vizitave në Kosovë përbëjnë një përqindje më të madhe të shumës totale të remitencave, me 214.4 milionë euro, në krahasim me remitencat në para të gatshme dhe mallra e shërbime me 165.6 milionë euro”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:50 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

BE rrit luftën kundër evazionit tatimor

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.