Remitencat në Kosovë ishin 379.6 milionë euro
Shenjat nga jashtë janë burimi më i madh i të hyrave për amvisnit në Kosovë, pas fitimeve nga punësimi i rregullt, dhe bëjnë më shumë se 20 për qind të hyrave të përgjithshme, thuhet në hulumtimin për të hyrat nga reminitencat në vitin 2011 në Kosovë ,që ka kryer Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara .Në vitin 2011 shuma e përgjithshme e remitencave në Kosovë ishte 379.6 milionë euro ,që është më pak se 14 për qind për shkak të krizës ekonomike në Evropë, në krahasim me 442 milionë euro s janë shënuar në vitin 2010,dhe është parëse remitencat kanë rritur standardin e atyre që i kanë marr.
Sipas hulumtimit, në vitin 2011, 25 për qind të amvisnive në Kosovë kanë marr remitenca që është për 5 për qind më shumë se në vitin 2010,ndërsa numri i tyre është më i madh mes amvisnive nga viset rurale dhe amvisnit që udhëheqin gratë.
"Një nga katër amvisni në Kosovë merr para nga jashtë, ndërsa të hyrat sikurse migrimi i banorëve ka ofruar kontribut të madh në ekonominë e Kosovës në periudhën nga vitet e 60 deri në shekullin 20", thuhet në hulumtimin e UNDP.
Ngjashëm si në vitin 2010, të dalat e emigrantëve gjatë vizitave të tyre në Kosovë kanë përbërë pjesën kryesore të hyrave(214.4) euro se sa të hyrat në parat e gatshme në natyrë për amvisnin në Kosovë (165.5 milionë euro).
Një pjesë mjaft të madhe të remitencave nga 57.2 për qind vijnë në Kosovë në kesh përmes bankave, kartelave kreditore, agjencive për transfero të parave, me postë, ndërsa tjerat 42.8 për qind i sjellin personalisht imigrantët ose miqtë e tyre. /Telegrafi/