Renault tek “Auto Mita”
Tashmë “Auto Mita” është përfaqësues ekskluziv i Renaultit për Kosovë. Gjatë hapjes - pas një ceremonie solemne - u promovua objekti dhe veturat e prodhuesit të njohur francez, Renault. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Eric Bernard, përfaqësues i Renaultit nga Franca, Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean Francois Fitou, si dhe personalitete të institucioneve të ndryshme në Kosovë.
Me hapjen e sallonit të Renaultit, “Auto Mita” synon t’i ofrojë konsumatorit kosovar shërbime të nivelit profesional - si në shitje ashtu edhe në servisim të automobilave të tipit Renault. Për më shumë, hapja e këtij salloni do të kontribuojë edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
“Auto Mita” tashmë ka krijuar kredibilitet në ofrimin e shërbimeve cilësore, sipas rregullave dhe standardeve të përcaktuara nga kjo kompani. /Telegrafi/