Resurset pyjore, ndihmojnë zhvillimin ekonomik‏

16:41 / 23.10.2012
Një funksionim dhe menaxhim më i mirë i sektorit pyjor në Kosovë, do të mundësonte përfitime më të mëdha ekonomike, sociale dhe mjedisore për shoqërinë kosovare. Për shkak të këtyre të mirave që sjell ky sektor, institucionet vendore dhe shoqëria kosovare duhet të përkushtohen më shumë për ruajtjen dhe menaxhimin e resurseve pyjore. Këto vlerësime u dhanë sot në konferencën ndërkombëtare për pylltari me temën “Zhvillimi i sektorit të pylltarisë në Kosovë drejt BE-së”, i organizuar nga projekti i binjakëzimit “Mbështetje e mëtejshme e menaxhimit të qëndrueshëm të pylltarisë në Kosovë”, i cili është duke u financuar nga Bashkimi Evropian.

Sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Kapllan Halimi, tha se për shkak të sipërfaqes së madhe pyjore që ka Kosova, secili duhet ta ndjej për obligim që të përkushtohet në ruajtjen dhe menaxhimin e pyjeve sa më profesionalisht. “Objektiv i përgjithshëm i Qeverisë së Kosovës, duke marr për bazë rëndësinë shumëdimensionale të pyjeve, është që të ngrisim kontributin e sektorit pyjor në ekonominë kombëtare, nëpërmjet ofrimit të kornizës institucionale, rregullativave mbështetëse dhe mekanizmave të përhershëm financiar. Në bazë të Strategjisë së Pylltarisë 2010-2020, ne kemi filluar edhe një proces të planifikimit të integruar, ku së bashku me donatorët, nëpërmjet një qasjeje shumëqëllimore, po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që të krijojmë një sistem më të mirë për planifikimin afatmesëm dhe për rritjen e efikasitetit në sektorin e pylltarisë”, tha Halimi.

Përfundimi i procesit të delegimit të kompetencave në të gjitha komuna, sipas sekretarit të MBPZhR-së, ka bërë të domosdoshëm edhe përgatitjen e ligjit të ri për pyjet, i cili tashmë është në proces të miratimit në Kuvend dhe ka rol jetik për t’i dhënë formë legjislative këtij sektori.

Ndërsa, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Christof Stock, theksoi se Kosova duhet të bëj përpjekje edhe më të mëdha për eliminimin e prerjeve ilegale të drurit nga zinxhiri i furnizimit.“Rezultatet e arritura në kuadër të projektit të binjakëzimit do të mbështesin Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe komunat në përpjekjet e tyre, që të zbatojnë një sistem të menaxhimit të qëndrueshëm në kultivimin e drurit dhe në mbrojtjen e pyjeve dhe mjedisit”, tha Stock.
Në anën tjetër, Felix Montecuccoli, nga Konfederata e Pronarëve Evropian të Pyjeve, tregoi se rreth 60 për qind e tokave pyjore në BE është pronë pyjore, ndërsa rreth 16 milionë familje që përkujdesën për këto sipërfaqe pyjore punësojnë afro 4 milionë njerëz në sektorin e pylltarisë.
Ndryshe, sipërfaqja pyjore në Kosovë mbulon diku rreth 42 për qind të territorit dhe këto resurse natyrore me vlera të shumta sociale dhe ekonomike, janë pasuri kombëtare që kanë potencial të madh për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
10:01 / 26.05.2013

Punëtorët nuk i gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj

Të drejtat e punëtorëve në Kosovë ende nuk respektohen në nivel të kënaqshëm. Kështu thonë punëtorë dhe drejtues t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.