Rifilluan punimet, në rrethrrotullimin e Sllatinës

16:12 / 6.09.2012
Rifilluan punimet të cilat ishin ndërprerë tash e disa kohë në rrethrrotullimin në Sllatinë, ne magjistralen Prishtinë-Pejë. Në këtë rifillim të punimeve.

Lidhur me rifillimin e këtyre punimeve, shefi i kabinetit njëherit dhe këshilltari i ministrit Mujota, Lah Nitaj, tha se pas ndërprerjes së këtyre punimeve, në këtë rrethrrotullim, si dhe pas përmbarimit të të gjitha procedurave ligjore dhe administrative, kompetentët e ministrisë kanë kontaktuar kontratktorët që po e ndërton këtë rrethrrotullim.

“Janë marrë të gjitha masat që kompania ndërtuese e këtij rrethrrotullimi të mos pengohet në punë, dhe shpresojmë që punimet të ecin mbarë. Mosrealizimi i punimeve në këtë punishte deri më tani kanë qenë procedurat ligjore sepse fillimisht është dashur që të merret në shfrytëzim nga Qeveria pjesa e tokës, e cila ka pasur pronarë të caktuar, janë përgatitur elaboratet e shpronësimit, është bërë vlerësimi nga ministria e Financave, i kanë marrë vendimet pronarët e tokave nga do të t’u shpronësohet prona, përkitazi me pronën që iu është marrë, për këtë projekt, si dhe iu është ofruar mundësia e kompensimit”, theksoi Nitaj.

Sipas këshilltarit Nitaj, pronarët e tokave kanë hezituar t’i hapin llogaritë e tyre, por ne kemi kërkuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, llogaritë e tyre rrjedhëse që sipas ligjit të shpronësimit, që të hapë llogaritë e mirëbesimit, në mënyrë që t’u bëhet kompensimi.

Qeveria ka qenë e kujdesshme që të pakënaqurëve t’u hap mundësinë ligjore dhe këta pronarë dhe të gjithë të tjerët në projektet që i realizon Qeveria e Kosovës, të paraqesin ankesat e tyre pranë organeve kompetente të drejtësisë, për t’i shkurtuar procedurat kjo bëhet drejtpërdrejt në Gjykatën Supreme.

Në rastin aktual, probleme me pronarët të tokave në këtë rreth rrotullim, janë katër , të cilët janë të pakënaqur me vlerësimin e pronave të tyre. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.