Riinvest, konferencë për aktivizimin e burimeve për rritje ekonomike

15:36 / 18.05.2012
Me rastin e 17 vjetorit të themelimit Instituti Riinvest organizoi të premten Konferencën e dytë ndërkombëtare me temën “Aktivizimi i burimeve të rritjes ekonomike në Kosovë” që i dedikohet problemit më të rëndësishëm me të cilin ballafaqohet Kosova: si të sendërtohet në dinamikë më e madhe e rritjes ekonomike, për të zvogëluar sidomos papunësinë dhe varfërinë.

Në këtë Konferencë me punimet e tyre shkencore u paraqiten mbi 15 punime të formatit akademik nga autorë ndërkombëtar e vendorë. Qëllimi kryesor i konferencës dhe punimeve ishte prezantimi i diturive të reja dhe përvojave të avancuara mbi aktivizimin e burimeve të zhvillimit ekonomik në një ekonomi të hapur për zhvillim, me referencë speciale për Kosovën. Konferenca, gjithashtu, promovon aktivitetet hulumtuese në Kosovë që kanë atë bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror dhe të forcojë lidhjet dhe partneritetet me qarqet akademike dhe ekspertet e zhvillimit ekonomik në Evropë, SHBA dhe gjetiu, si dhe me organizatat ndërkombëtare.

Vlen të veçojmë pjesëmarrjen dhe kontributin në këtë konferencë të z.Michael Landesman, President i Institutit të Vjenës me renome botërore për Studime Ekonomike, emër me renome në jetën akademike evropiane e amerikane dhe autor i shumë librave dhe artikujve në fushën e ekonomisë, z.Iraj Hashi , profesor në Universitetin Staffordshire në Britani të Madhe, z.Mojmir Mrak, profesor në Universitetin e Lubjanës, si dhe shumë emra tjerë të njohur në jetën akademike ndërkombëtare dhe vendore dhe hulumtuese në fushën e ekonomisë.

Riinvest, 17 vjetorin e themelimit të tij po e shënon edhe me një arritje të re themelimi i British Faculty of Business (Fakulteti Britanik i Biznesit) në bashkëpunim me Staffordshire University.

Në kuadër të këtij fakulteti programet zhvillohen në gjuhën angleze nga profesorë eminentë nga universitete evropiane dhe amerikane. Për herë të parë në Kosovë Riinvest, në partneritet me universitetin Staffordshire nga Britania e Madhe, mundëson studime dhe marrje të diplomave angleze në bachellor dhe MBA në Kosovë.

Në këtë mënyrë, Riinvest po e realizon misionin e tij me kontribut të vazhdueshëm zhvillimit të Kosovës duke kultivuar ekselencë në kompetencë dhe në frymën e ndërmarrësisë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.