Rimëkëmbja e pasigurt

12:44 / 4.02.2012
Kreu i Rezervës Federale Amerikane Ben Bernanke shprehet se rimëkëmbja ekonomike e ShBA-së vijon të jetë e pasigurt dhe po përballet me një sërë pengesash të brendshme dhe të jashtme.

"Globalisht veprimtaria ekonomike duket se po ngadalësohet, kushtëzuar pjesërisht nga problemet në zhvillimet fiskale dhe financiare në Europë. Vijon të ketë rrezik që zhvillimet në Europë a gjetkë të jenë të pafavorshme dhe të përkeqësojnë perspektivën ekonomike këtu në ShBA", theksoi Bernanke.

Kryebankieri amerikan thotë gjithashtu se ekonomia e vendit të tij po e merr veten dalëngadalë në këta dy vjetët e gjysmë të fundit, por pranon se jo me shpejtësinë e duhur.

Javën e kaluar Rezerva Federale bëri të ditur se normat e saj të interesit për huatë njëditore ka gjasa të mbeten pranë zeros të paktën deri në fund të vitit 2014. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
9:40 / 17.05.2012

Mirsa: Nuk e fal tradhtinë

Këngëtarja kosovare Mirsa Kërçeli e irrituar nga shumë ngjarje në vend, ajo me plotë bindje ka thënë se nuk do ta falt...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:47 / 17.05.2012

Turqia, së shpejti mes 10 ekonomive të botës

Turqia, një fuqi rajonale në zhvillim, do të hyjë në vitet e ardhshme në radhët e dhjetë ekonomive më të fuqishme të...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.