Rregullat e Eurozonës kufizojnë ndihmën e FMN-së

15:51 / 18.09.2012
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), pranoi se përballët me sfida të vështira në detyrën për të disenjuar paketa të ndihmës për vendet me probleme të financimit në Eurozonë, pasi është e ndaluar nga rregullat që ka blloku me 17 anëtarë. Më herët shumë analistë dhe anëtarë të FMN-së kanë shprehur kritika se ky kreditor ka vendosur kushte shumë të rënda në programet e ndihmës financiare për Greqinë Irlandën dhe Portugalinë.

Në përgjigje të këtyre kritikave një vlerësim paraprak i kryer thuhet se fondi ka qenë i detyruar të vendosë kushte më të rënda në eurozonë krahasuar me vendet e tjera ku ka marrë pjesë me programe të ndihmës financiare.

Në raport thuhet se fondi ka qenë i detyruar të vendosë kushte më të rënda për këto vende si pasojë e riskut të sistemit në rajon dhe këtu përmendet kontaminimi i vendeve të eurozonës nga kriza që nisi në Greqi.

Megjithatë një nga hartuesit kryesorë të raportit deklaroi se fondi duhet të prodhojë instrumente më të mira për tu përdorur në kushtet kur ka risqe të kontaminimit. Kushtet e kreditimit nga fondi monetar ndërkombëtar historikisht kanë qenë një motiv përplasje dhe pakënaqësish nga qeveritë që i kanë marrë ato. Kushtet e kreditimit që ka përdorur fondi në disa raste kanë shkaktuar protesta. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.