Rrezikohet tregu i derivateve në Kosovë

10:48 / 21.10.2012
Institucionet shtetërore të Maqedonisë kanë ngritur kallëzim penal ndaj rafinerisë së derivateve “Okta”, për shkak të dyshimeve mbi kontrabandën me naftë. Kësaj rafinerie i janë konfiskuar edhe lejet e importimit dhe të eksportimit pa procedura.

Nga heqja e këtyre lejeve, naftëtarët shprehin dyshime mbi çrregullimin e tregut në Kosovë, meqë shumica e naftës së importuar mbante vulat e kësaj rafinerie Operatorët e vendit thonë se fillimisht do të shikohet për gjetjen e alternativave për furnizim me karburante përderisa dyshohet se do të ketë edhe lëvizje në çmime.

Me gjithë dyshimet e institucioneve të atjeshme, përfaqësuesit e naftëtarëve të Kosovës shprehen të sigurt në procesin e importimit të derivateve nga kjo rafineri,shkruan Koha Ditore.

Ata thonë se nafta që ka hyrë në Kosovë u është nënshtruar procedurave të rregullta të kontrollimit dhe se për këtë proces janë lëshuar edhe certifikatat e cilësisë nga vetë “Okta”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.