Rritja e normës tatimore, ATK pret të arkëtojë rreth 700 mijë euro

16:25 / 30.10.2012
Norma tatimore ndaj veprimtarive shërbyese është rritur nga 5 për qind në 9 për qind, që nga korriku i këtij viti. Si rezultat i këtij ndryshimi, Administrata Tatimore e Kosovës pritet të arkëtojë rreth 700 mijë euro deri në fund të vitit, kurse gjatë vitit të ardhshëm rreth 3 milionë euro, thonë zyrtarë të ATK-së.

Ngritja e normës së tatimit prej 5 për qind në 9 për qind për veprimtaritë shërbyese është përcaktuar në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga data 15 qershor i këtij viti, ndërsa për qëllime praktike nga 1 korriku.

Kështu thotë zëdhënësja e Administratës Tatimore, Valentina Bytyqi-Sefa, duke sqaruar se për cilat biznese është ngritur kjo shkallë tatimore. “Ngritja e Normës prej 5 për qind në 9 për qind është bërë për bizneset që nuk paguajnë tatimin në baza reale, të cilat merren me veprimtari shërbyese, si: shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme”, tha ajo për Radio Kosovën.

Zëdhënësja e ATK-së sqaron se priten edhe të hyra shtesë nga norma e rritur e tatimit mbi të ardhurat e paragjykuara nga aktivitetet profesionale, respektivisht bizneset që merren me shërbime profesionale, vetëm nga bizneset që i nënshtrohen këtij lloj tatimi, respektivisht qarkullimi vjetor i të cilëve nuk tejkalon shumën prej 50 mijë euro. “Me ndryshimin e normës tatimore nga 5 për qind në 9 për qind, e cila ka filluar të implementohet nga muaji Korrik 2012, pritjet tona për të hyra shtesë deri në fund të këtij viti do të jenë rreth 0.7 milion euro, vetëm nga ky ndryshim, sepse këtë vit do të kemi vetëm një pagese të një kësti tremujor nga ky lloj ndryshimi të normës tatimore”, thekson Bytyqi-Sefa.

Të hyrat shtesë të projektuara për vitin 2013, nga ky lloj tatimi planifikohet të jenë rreth 3 milionë euro.

Ndryshe, ATK-ja sivjet pritet të mbledhë 288 milionë euro, kurse në periudhën janar – shtator ka mbledhur 203 milionë euro, apo 5 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.