Rrokadë në PTK

13:26 / 12.07.2012
Me ardhjen e kryeshefit të ri në Postën dhe Telekomin e Kosovës, Ejup Qerimit, kanë filluar edhe ndërrimet e zyrtarëve të lartë në këtë kompani.

Ish-ushtruesit të detyrës se kryeshefit ekzekutiv, dhe njëherësh drejtorit për financa në PTK, Nuredin Krasniqit, nuk i është vazhduar kontrata. Njëjtë është vepruar edhe me Sabajdin Ramaxhikun, të cilit nuk i është vazhduar marrëdhënia e punës për pozitën e sekretarit të korporatës. Ky i fundit që deri më tani ka mbajtur dy poste, tani do të jetë vetëm drejtor për çështje ligjore në PTK.

Për të dy këto pozita tashme është shpallur edhe konkursi.

I kontaktuar nga Expressi, Nuredin Krasniqi ka pranuar se nuk do të jetë më punëtor në këtë ndërmarrje, duke thënë se në rastin e tij, nuk ka pasur ndonjë problem me menaxhmentin e ri. Ai ka shpjeguar se largimi i tij është i ligjshëm, pasi i kishte skaduar kontrata.

Ndërkaq, zyrtari i pozitës se dytë nuk është pushuar krejtësisht nga puna, pasi mban një pozitë tjetër në PTK.

Në konkursin e shpallur nga PTK-ja, thuhet se në këto pozita Korporata po kërkon njerëz me dinjitet dhe të kualifikuar. Aty thuhet se konkursi është shpallur në bazë të vendimit të datës 28.06.2012, bazuar në Ligjin për ndërmarrje publike. Dy pozitat e shpallura me konkurs janë ajo e “Zyrtarit kryesor të financave dhe thesarit” dhe pozita e “Këshilltarit të përgjithshëm apo sekretarit të korporatës”.

Megjithatë, burime të gazetës brenda Korporatës kanë shpjeguar se ndërrimi i shpeshtë i zyrtarëve të lartë, sa herë ndërrohet kryeshefi, është bërë gati se dukuri normale. Edhe në rastin e kryeshefit të ri thonë se nuk është më ndryshe.

Një rast tjetër i kësaj “rrokade” në PTK ishte edhe ajo e menaxherit për çështje legale në korporatë, Xhevdet Smakiqi. Ai pati akuzuar kryeshefin e ri se me një vendim të paligjshëm e kishte larguar nga puna. Megjithëkëtë, nuk kaloi shumë kohë dhe Smakiqi u emërua menaxher i përgjithshëm për marketing dhe shitje në PTK.

Ndryshe, konkursi për pozitat e drejtorit të financave dhe sekretarit të korporatës, do të jetë i hapur për aplikantët deri më 6 gusht. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:08 / 19.06.2013
Rita Ora dhe Madonna

Rita Ora dëshiron duet me Madonnan

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, është duke shpresuar se roli i saj në linjën e modës së Madonnas, “Material...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.