Ruli, produktet e detit potencial i madh për eksport
Prodhimet shqiptare të detit pushtojnë vendet e Europës. Këtë e ka deklaruar edhe vetë kreu i ministrisë së bujqësisë Genc Ruli gjatë një vizite të realizuar në disa ferma ujore në qytetin bregdetar të Vlorës.Modernizimi i impianteve përpunuese dhe fermave të ujit ka bërë që prodhimet shqiptare të jenë konkurruese dhe të ndikojnë në 2-fishimin e eksporteve si në sasi ashtu dhe në vlerë monetare.
Prodhimet e detit dhe ujërave të ëmbla po njohin rritje të përvitshme të përpunimit dhe eksportit. Kështu, kocja, levreku, gjuzat, sardelet apo dhe bretkosat janë ndër prodhimet "Made in Albania" që po kërkohen gjithnjë e më shumë si në tregjet vendase ashtu dhe në ato të shteteve të Europës. /Telegrafi/