(S') ka kushte për investime nga diaspora

14:48 / 27.07.2012
Zyrtarë të ekzekutivit të vendit, përmes manifestimit tradicional, “Ditët e Diasporës në Kosovë 2012”, vazhdojnë të ftojnë mërgatën që të investojnë në Kosovës, pasi sipas tyre, investimet konkrete të diasporës janë shumë të rëndësishme për vendin. Por, përveç thirrjes, autoritet kompetente janë duke krijuar lehtësira në të bërit biznes për diasporën kosovare.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, kanë krijuar projekte të shumta, të cilat kanë për synim rritjen e vëmendjes së bashkatdhetarëve që të investojnë në sektorin privat në vend.

Megjithatë, Kusari-Lila tha se deri më tani 30 për qind e investimeve direkt në Kosovë, kanë ardhur nga diaspora. Sipas saj, konsiderohet se 2.5 milionë euro është shuma që kursejnë brenda një viti në bankat evropiane, qytetarët kosovarë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit. “Është shumë e rëndësishme të thuhet se 30 për qind e investimeve të huaja direkt në Kosovë vijnë nga diaspora.

Këto investime kanë hyrë në Kosovë përmes procesit të privatizimit, apo si investime të drejtpërdrejta në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ku të punësuar janë kryesisht familjarët e përfaqësuesve të cilët jetojnë jashtë Kosovës. Numri i të punësuarve në këto ndërmarrje sillet nga 5 deri në 10 persona”, tha Kusari-Lila.

Në anën tjetër, përfaqësues të partive opozitare në vend, vlerësojnë se partitë në pushtet nuk kanë hartuar politika të favorshme për investitorët potencialë nga diaspora. /Rel/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.