S'ka pare

9:14 / 31.07.2012
Në Kosovë, kohëve të fundit është bërë trend që tregtimi të bëhet mall me mall. Ekonomistët vlerësojnë se ekonomia po rrezikohet nga rënia e likuiditetit dhe se kjo është dëshmi që nuk ka sasi të mjaftueshme të parasë në qarkullim. Banka Qendrore vlerëson se në Kosovë ka boll para, falë likuiditetit të sistemit bankar. Sipas BQK-së, në vend tani për tani në qarkullim janë 862 milionë euro.

“Shes ose ndërroj veturën me tokë deri në 15ari”. Ky postim këtu qëndron që nga shtatori i vitit të kaluar, në një nga faqet e internetit që merren me shitblerje. Vlera e veturës së qytetarit S.H. llogaritet diku rreth 40 mijë euro, por pakkush pyet për të.

Ai e ka kuptuar që këto para vështirë se do të mund t’i ketë në dorë ndonjëherë, prandaj është i gatshëm të veprojë edhe si shumë shokë të tij.

Të ndërroj mall me mall. “Si në kohë të gurit kur s’ka ekzistuar parja”, thotë S.H. me shaka, derisa tregon se të paktë janë ata që i ofrojnë para në këmbim të veturës.

Më së shumti, sipas tij, i kanë ofruar tokë, material ndërtimor, orendi e shumëçka tjetër. Kjo edhe është arsyeja që në ofertë ka shkruar se bën edhe ndërrim.

Së paku, kështu shumë qytetarë si ky mendojnë se po zhvillohet sadopak aktivitet biznesi në Kosovë. Ekonomistët këtë situatë e shohin me rrezik të madhe për ekonominë, shkruan Express.

Rënia e likuiditetit në ekonomi thonë se është dëshmia se nuk ka sasi të mjaftueshme të parasë në qarkullim. “Parja është mbyllur ose është transferuar jashtë vendit dhe në Kosovës është vështirë me u fitu dhe me u financu bizneset nga sistemi bankar për shkak të normave të larta të interesit”, pohon drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, STRAS, Ibrahim Rexhepi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.