S’kanë para ta blejnë PTK-në

9:15 / 4.09.2012
Kompanitë e parakualifikuara për të privatizuar Postë Telekomin e Kosovës (PTK), janë duke shqyrtuar mundësitë për të marrë kredi sepse nuk kanë para të gatshme për ta blerë atë.

Me tu marr vendimi nga Komisioni Qeveritar për Privatizimin për parakualifikim, blerësit potencial, kanë kërkuar informacione nga këshilltari i transaksionit “Lazard Freres”, se si mund të marrin kredi nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e grupit të Bankës Botërore.

“Katër nga kompanitë e parakualifikuara kanë kërkuar informata nga këshilltari i transaksionit në lidhje me kreditë e IFC-së”, bënë të ditur burimi i gazetës “Zëri”.

Komisioni Qeveritar për Privatizimin javë më parë ka parakualifikuar këto kompani për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së: Al-bright Capital Menagment LLC, në bashkëpunim me Portugal Telecom, Columbian Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh, në bashkëpunim me British Telecom-Poloni (në pronësi të British Telecom), M1 International Limited, Turkcell, Tëelve HORNBEAMS në konsorcium me Aviccena Capital LLC, në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom). /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.