Sa do të kushtojë një bukë?

15:49 / 26.07.2012
Rendimentet e grurit në këtë vit, si në Kosovë, ashtu edhe në shumë shtete të botës, nuk kanë qenë në nivelin e kënaqshëm. Sipas shoqatave të furrtarëve dhe fabrikave të bukës në Kosovë, kjo mund të ndikojë në ngritjen e çmimit të bukës. Megjithatë, deri më tani, siç thonë ata, nuk ka pasur shtrenjtim të bukës.

Aktualisht çmimi i bukës në Kosovë është 30 deri në 35 centë për kilogram.
Kryetari i Shoqatës së Furrtarëve, Halit Xoxa, thotë se çmimi i bukës mund të rritet për shkak të importit të miellit që e bëjnë fabrikat e bukës në Kosovë. “Derisa Kosova arrin t’i plotësojë nevojat e konsumatorëve me vetëm 35 për qind për bukë, atëherë nëse në vendet rajonale apo edhe në shtetet tjera, ka rendimente të ulëta të grurit, mund të ketë ngritje të çmimit të bukës. Kështu që, mund të ndodhë që të kemi një ngritje të çmimit të bukës, ta quaj, të importuar”, thotë Xoxa. Sipas tij, çmimi i bukës do të mund të shënojë rritje deri në 40 centë për kilogram.

Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tregojnë se Kosova në këtë vit i plotëson nevojat me grurë për 70 deri në 75 për qind. Ndërkaq, pjesa tjetër do të varet nga importi. Mesatarja e rendimenteve për hektar është 4200 kilogramë.

Rendimente të ulëta të grurit janë shënuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Francë. Si pasojë e kësaj, ka pasur edhe ngritje të çmimit të miellit në këto dy vende.

Pronarët e fabrikave të bukës, ndërkaq thonë se nuk kanë ngritur çmimet të bukës, por që sipas tyre, nëse do të ketë shtrenjtim të miellit një ngritje e lehtë e çmimit të bukës është e paevitueshme.

Fabrika e bukës “Kualiteti” në Kosovë është importuese e miellit. Sylejman Deshishku, pronar i kësaj fabrike, thotë se çmimin e bukës e dikton çmimi i miellit. “Për momentin nuk besoj që do të ketë ngritje të çmimit. Nëse do të ketë ngritje të çmimit të miellit, atëherë edhe çmimi i bukës do të ndryshojë, pra do të shënojë rritje. Sidoqoftë nuk e besoj që mund të ndodhë kjo”, thekson Deshishku.

Ndryshe Pronari i furrës “Sheki”, Shefki Ostergllava thotë se çmimi i miellit është ngritur për 6 centë dhe se çmimi i çmimi i bukës mund të ngrihet deri në 50 centë. “Sipas të dhënave të çmimit të grurit dhe miellit dhe sipas statistikave tjera që janë sigurisht që deri në fund të vitit çmimi i bukës mund të ngrihet deri në 50 centë”, thotë Ostergllava. /Rel/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.