Samaras: Marrëveshja për borxhin grek mund të ndryshohet
Lideri i ''Demokracisë së Re'', Adonis Samaras tha se prioritetet e partisë së tij janë formimi i një qeverie të qëndrueshme që do ta mbajë vendin në Eurozonë dhe se do të përpiqej që të ndryshonte marrëveshjen për borxhin e madh të vendit.Duke përsëritur qëndrimin e liderit të SIRIZA-s se qeveria duhej të formohej më 18 qershor dhe asnjë ditë më vonë, Samaras deklaroi se prioriteti më i rëndësishëm mbetej anëtarësimi grek në Eurozonë.
Lidhur me marrëveshjen greke për pagesat e borxhit, Samaras tha se partia e tij do ta ndryshojë memorandumin, pasi recesioni nuk mund të vazhdojë pambarimisht.
Ai theksoi se liderët evropianë janë të hapur për negociata për marrëveshjen greke për borxhin. "Evropa po ndryshon, Greqia ka gjasa për negociata në kuadër të kësaj atmosfere ndryshimesh", theksoi Samaras. /Telegrafi/