Samiti për të ardhmen e Greqisë në Eurozonë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, François Hollande do të përpiqen të tregojnë unitetin e tyre nesër në Berlin gjatë një samiti vendimtar për të ardhmen e Greqisë në eurozonë, bënë të ditur burime zyrtare gjermane. Takimi i dy politikanëve të rëndësishëm evropianë është në qendër të një baleti diplomatik, gjatë të cilit mund të vendoset një lehtësim për kushtet e masave shtrënguese në Athinë për të rimëkëmbur ekonominë e saj.
Greqia, që po hyn në vitin e pestë të recesionit, duhet të arrijë 11.5 miliardë euro kursime përmes shkurtimeve buxhetore drastike dhe reformave strukturore.
Kryeministri grek, Adonis Samaras kërkon dy vjet kohë shtesë, deri në vitin 2016 për të kthyer në ekuilibër llogaritë publike. /Telegrafi/