Sektori i drurit me vlera milionëshe

16:15 / 14.06.2012
Mobile, dyer, dritare, kuzhina, enterier dhe makineri nga e enjtja deri të hënën mund t’i gjeni në panairin “Natyra 2012” që është hapur në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë. Në këtë panair që po marrin pjesë rreth 100 kompani, u bë e ditur se vlera e sektorit të përpunuesve të drurit ka arritur në 80 milionë euro dhe se ky sektor është ndër më të suksesshmit në vend.

Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila ka bërë thirrje tek të gjithë konsumatorët që të vizitojnë panairin dhe të shikojnë prodhimin kosovar. “Prodhimi dhe tregtia që të dyja janë elemente shumë të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës, por prodhimi i Kosovës gjithashtu duhet favorizuar nga konsumatori por edhe duhet siguruar se e ka konkurrencën e barabartë në treg karshi edhe produkteve të tjera të importuara. Prandaj, dua t’ju them se po e shikojmë edhe bilancin e eksporteve të Kosovës, edhe pse jo në sasi aq do të kishim dëshiruar, në kualitet ka filluar të përmirësohet”, tha ajo.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ka thënë se ky panair është dimension i rëndësishëm për të promovuar produktet vendore dhe për të forcuar relacionin prodhues-konsumator. Sipas tij, industria e përpunimit të drurit kontribuon shumë edhe në GDP, edhe në punësim. “Industria e përpunimit të drurit është njëra nga më të suksesshmet, mjafton të shihen këto prodhime, mjafton të shihet numri i të punësuarve brenda sektorit”, tha ai.

Drejtoresha e USAID-it, Maureen A. Shauket ka thënë se që shtatë vite mbështesin këtë industri në shumë mënyra, dhe sipas saj, mobilet apo orenditë e prodhuara në Kosovë mund të zënë vendin kudo në regjion. “Të arriturat që janë bërë vetëm gjatë viteve të fundit janë mjaft mbresëlënëse, në vitin 2009 vlera e sektorit të përpunuesve të drurit ishte 40 milionë euro, kurse sot vlera e këtij sektori ka arritur më se 80 milionë euro, dhe mund të them se rritja në vlerë kaq të madhe paraqet një sukses jashtëzakonisht të madh”, pohoi ajo.

Ndërsa, drejtori i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Hashim Deshishku, ka pohuar se vetëm në vitin 2011 eksporti i materialit të drurit dhe plastikës ka qenë 119 milionë, që sipas tij, çdo vit po bie shifra e importit.
Panairi ‘Natyra 2012’ këtë vit mbahet për herë të shtatë me radhë, duke u shndërruar kështu në një panair tradicional. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.