Sektori privat rivitalizon TC Kosova B

10:43 / 25.07.2012
Qeveria e Kosovës ka vendosur që rivitalizimin e termocentrali “Kosova B” të mos e bëjë me mjetet e buxhetit shtetëror, por që ai t’u lihet në dorë subjekteve të interesuara private. Ky qëndrim i qeverisë vjen pas vendimit që “Kosova B” të mos jetë pjesë e tenderit për projektin “Kosova e Re”. Mirëpo, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim për formën e futjes së kapitalit privat në këtë termocentral, apo përqindjen e aksioneve që shteti do ta ketë pas rivitalizimit të saj.

Lorik Haxhiu, menaxher i projektit “Kosova e Re” ka thënë se vendimi i Qeverisë i datës 19 korrik 2012 kërkon analizimin dhe paraqitjen e opsionit më të mirë për përfshirjen e sektorit privat në termocentralin “Kosova B”, si pjesë e veçantë e transaksionit ‘Kosova e Re’. Komiteti Drejtues i projektit “Kosova e Re” është obliguar të paraqesë opsionin më të mirë.

“Duke pasur parasysh që Kosova ka nevojë për energji elektrike për periudhën afatgjate, është e domosdoshme prodhimi i energjisë elektrike nga ‘Kosova B’. Ky termocentral duhet të operojë së paku deri në fund të vitit 2030. Rehabilitimi i Kosovës B parashihet të realizohet nga sektori privat dhe duhet të realizohet para vitit 2018”, tha Haxhiu, shkruan Koha Ditore.

Termocentrali “Kosova B”, i ndërtuar në vitin 1984, është i dizajnuar për jetë teknike operacionale prej 40 viteve, që i bie deri në vitin 2024. Mirëpo, Qeveria ka vendosur që “Kosova B” të operojë deri në vitin 2030. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:18 / 23.05.2013
Janet Jackson

Janet Jackson bëhet miliardere

Janet Jackson po feston arritjen e një jubileu impresiv, pasurinë prej mbi një miliardë dollarë në karrierën e saj muzik...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
15:56 / 23.05.2013

Miliona për zonat rurale‏

Për zonat rurale më pak të zhvilluara, në të cilat investimet janë të domosdoshme, Ministria e Bujqësisë sivjet ka har...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.