Serbia konteston privatizimin në Kosovë

9:13 / 22.08.2012
Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e privatizimit në tërë territorin e Kosovës që nga viti 1999 e deri më sot.

Drejtori i Zyrës Aleksandë Vulin ka paralajmëruar më herët dorëzimin e kësaj kërkese duke sqaruar se e njëjta gjë do të kërkohet edhe nga institucionet ndërkombëtare. “Nuk mund të blini diçka që është e vjedhur. Duhet se pari të vërtetohet kujt çka i takon, dhe pastaj mund të mendojmë për privatizim”, ka thënë Vulin, duke shtuar se privatizimi në Kosovë është monoetnik dhe në të nuk kanë marrë pjesë serbët, raporton REL.

Kosova dhe Serbia kanë ende shumë çështje të hapura. Pavarësisht dëmeve të shumta në njerëz dhe prona, të shkaktuar nga regjimi i viteve të ’90-ta i Serbisë, Kosova ende nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.

Gjithashtu, Kosova nuk ka marrë pjesë në ndarjen e aseteve të trashëguara nga ish Jugosllavia, derisa nuk është zgjidhur as çështja e dhjetëra mijëra pensionistëve kosovarë, fondi i të cilëve vazhdon të mbetet në Serbi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
13:54 / 20.06.2013
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kanye gati të martohet me Kim?

Kanye West dëshiron të martohet me Kim Kardashian sa më shpejt që është e mundshme dhe shpreson të fillojë të planifik...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
14:13 / 20.06.2013

Kallëzim penal për eksploatuesit e rërës në Xërxë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka ushtruar kallëzim pendal kundër NTP “Vëllezërit Morina”, ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.