Serbia vazhdon ta dëmtojë ekonomikisht Kosovën

13:10 / 18.01.2013

Serbia vazhdon t’ia rrisë dëmet milionëshe në kurriz të Kosovës. Por Kosova nuk po e merr hapin revanshues për t’i shkaktuar shtetit fqinj bllokadë totale të shfrytëzimit të rrjetit të vendit, transmeton KTV.

Zyrtarë të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSST kanë thënë se me gjithë vërejtjet e shumta dhënë Serbisë nga Sekretariati i Energjisë, operatori shtetëror serb vazhdon të mos ndalet së shfrytëzuari asetet e Kosovës.

Zgjidhjen më të shpejtë të këtij problemi disavjeçar e bën edhe më të vështirë mosqasja në pjesën e veriut të vendit dhe dërgimi i kësaj çështjeje në bisedat që po zhvillohen në Bruksel, transmeton “Koha”. Shfrytëzimi ilegal i linjave transit të Kosovës nga Serbia ka nisur që nga viti 2004, kur është nënshkruar Traktati për themelimin e Komitetit të Energjisë për Evropën Juglindore.

Deri këtë vit, Serbia ka paguar për shfrytëzimin e këtyre linjave. Nga ajo kohë KOSST-i është përpjekur të zgjidhë këtë situatë, mirëpo, si çdo problem tjetër me Serbinë, edhe ky është shndërruar në çështje politike. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.