Sharp shkurton 5000 vende pune

15:07 / 3.08.2012
Kompania japoneze, Sharp Corporation, deklaroi në ditën e sotme se do të shkurtojë 5 mijë vende pune në filialet e saj anembanë globit, për vitin fiskal që përfundon në Mars të 2013. Kjo shifër përfaqëson 10 për qind të të gjithë fuqisë punëtore të Sharp dhe është shkurtimi i parë që pas Luftës së Dytë Botërore. “Deri në fund të Marsit të 2013, do të largojmë nga puna përafërsisht 5 mijë persona.

Në lidhje me detajet, ne do të diskutojmë edhe me unionin e punëtorëve mbi mënyrën sesi do të procedojmë”, tha Presidenti i Sharp Takashi Okuda. Sharp Corporation, që publikoi humbjet më të mëdha neto në një shekull, ka njohur një rënie të fuqishme të shitjeve të televizorëve. Presidenti i Sharp, Takashi Okuda, e cilësoi këtë vendim si tepër të vështirë, por të domosdoshëm. “Në tremujorin e dytë, Sharp publikoi humbje neto prej 94 miliardë yen, ose 1.2 miliard dollarë, pasi industria japoneze e elektronikës, nuk i rezistoi konkurrencës së jashtme.

Pas këtyre shifrave negative erdhi edhe reagimi i agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody’s, që zhvlerësoi nivelin e borxhit afatshkurtër të Sharp, në Prime-3, nga Prime-2 që ishte më parë. Gjithashtu, më herët edhe agjencia japoneze e vlerësimit të kreditit, e kishte zhvlerësuar Sharpin me 2 nyje, në A-, nga A+ që ishte më parë. Performanca e dobët bëri që aksionet e Sharp në bursën e Tokyos të shënojnë rënie me rreth 30 për qind në sesionin e sotëm. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:53 / 22.05.2013
Will Smith

West inkurajon Smithin t’i kthehet muzikës

Kanye West është duke inkurajuar Will Smith të rikthehet në studio dhe të bëjë muzikë të re, por nuk ende nuk ka një ...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:35 / 22.05.2013

Zyrtare: EULEX-i heton Autostradën

Misioni i BE-së për Sundimin e Rendit dhe Ligjit në Kosovë EULEX ka nisur hetimet për Autostradën Morinë-Merdarë, pavar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.