SHBA, hetime bankave për mashtrim me kreditë

15:17 / 16.08.2012
Shtatë banka të mëdha janë nën hetim për shkak të mashtrimit me kreditë. Bankat, ndër të cilat përfshihet edhe HSBC dhe Banka Mbretërore e Skocisë, do të hetohen në SHBA në lidhje me dyshimet për manipulime me normën bazë të interesit për dhënien e kredive. Bankat e tjera që janë thirrur nga prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut janë Barclays, Citigroup, Deutsche Bank, JPMorgan dhe UBS.

Muajin e kaluar Barclays u gjobit me 290 milionë paund nga entet rregullatorë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara për shkelje të tilla. Disa nga bankat më të mëdha të botës janë përfshirë në një seri skandalesh në muajt e fundit. Pas gjobës ndaj Barclays, enti rregullator i SHBA deklaroi se po hetonte një numër të madh bankash të tjera për manipulime të mundshme.

Një hetim, pas urdhrit qeveritar, po zhvillohet nga drejtori i menaxhimeve në Autoritetin e Shërbimeve Financiare, Martin Wheatley. Ky i fundit po heton se si normat bazë të interesit për kontrata financiare me vlerë trilionë euro po llogariten dhe po rregullohen nga bankat.

Norma bazë llogaritet duke përdorur norma të pranuara nga një grup bankash lider, që vlerësojnë se sa kushton të japin hua në 10 valuta të ndryshme dhe zgjatjen e kohës së tyre, që varion nga një ditë në 12 muaj. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.