SHBA: Masa të reja për të stimuluar ekonominë

9:29 / 14.09.2012
Banka qendrore amerikane ndërmori masa të reja për të stimuluar ekonominë e dobët të vendit. Rezerva Federale njoftoi se do të blejë letra me vlerë me kolateral pronash të patundshme në masën 40 miliard dollarë në muaj, në përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike dhe tregun e dobët të punës.

Banka tha se të paktën deri në fund të këtij viti ka në plan të vazhdojë të riinvestojë të ardhurat që vjel përmes aseteve të tjera në pronësi të saj. Të gjitha këto fonde do t’i rrisnin asetet afatgjata të Rezervës Federale në masën 85 miliard dollarë në muaj deri në fund të vitit 2012.

Rezerva Federale nuk vuri kufij kohorë për blerjet e reja të letrave me vlerë, por tha se nëse tregu i punës nuk përmirësohet ndjeshëm, banka qendrore do të blejë më tepër letra me vlerë të mbështetura nga asete të patundshme.

Muajin e kaluar, Bernanke e quajti “shqetësim të madh” ritmin e ngadaltë të punësimit në Shtetet e Bashkuara. Që nga kriza financiare botërore e vitit 2008, Rezerva Federale ka blerë bono thesari me një vlerë prej më shumë se 2 trilion dollarë por rritja ekonomike e vendit vazhdon të jetë e ngadaltë. Banka qëndrore është politikisht asnjanëse, por çfarëdo masash të reja që ajo ndërmerr mund të bëhen objekt debati në fushatën presidenciale që është në fazat e fundit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.