SHBA, rritje e çmimeve të ushqimeve

10:01 / 26.07.2012
Çmimet e ushqimeve kanë të ngjarë të rriten në Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm për shkak të thatësirës që ka përfshirë zona të mëdha të Miduestit. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti amerikan për Agrikulturën, i cili ka parashikuar se çmimi i qumështit, vezëve dhe mishit do të rritet mbi kuotën normale të inflacionit, duke qenë se moti i thatë ka rritur kostot për ushqimin e kafshëve.

Çmimet pritet të rriten me 3 ose 4 për qind në vitin 2013, me çmimin e mishit të lopës që do të arrijë deri në 5 për qind. Thatësira që po prek pjesën më të madhe të zonës së Miduestit është më e keqja që prej vitit 1956.

Çmimet e drithërave dhe sojës kanë “fluturuar” së fundmi, pasi fushat e prodhimit janë tharë dhe të korrat janë pakësuar. “Thatësira do të prekë patjetër çmimet e ushqimeve vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Richard Volpe nga Departamenti amerikan i Agrikulturës për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Ai ka shtuar se presioni mbi çmimet e ushqimit do të fillojë të ndihet më vonë gjatë vitit.

“Presionet kanë filluar të ndihen mbi çmimet e drithërave dhe sojës, po duhet ende të ndihen në çmimet e ushqimeve, më pas në ato të mishit të kafshëve, në çmimet e shitjes me shumicë dhe më pas me pakicë”, shtoi zyrtari.

Aktualisht inflacioni për mallrat ushqimore në Shtetet e Bashkuara është rreth 2.8 për qind në vit. Thatësira pritet të prekë tani çmimet e frutave dhe perimeve, pasi të korrat për këto ushqime kanë rënë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
12:17 / 18.05.2013

2.5 euro - një ar tokë ka shitur AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur hiç më pak se 20 hektarë tokë për vetëm 5 mijë euro, në valën e 13 t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.