SHBA-të dhe Banka Botëror përkrahin politikat tregtare

16:55 / 27.09.2012
Në kuadër të Misionit Tregtar në SHBA, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila takoi përfaqësues të institucioneve të administratës së SHBA-ve si dhe zyrtarë të Bankës Botërore (BB). Ajo me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj kanë takuar me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Philippe Le Houerou me të cilin kanë diskutuat për reformat që janë duke u ndërmarrë në përmirësimin e ambientit investiv në Kosovës si dhe reformat strukturore në së sektorin e energjisë.

Zëvendëskryeministrja ka falënderuar Le Houerou për përkrahjen që Banka Botërore i ka ofruar procesit të përmirësimit të ambientit të biznesit në Kosovë dhe ka shprehur bindjen e saj që këto reforma do të reflektohen edhe në raportin e të bërit biznes që do të publikohet së shpejti nga Banka Botërore.

Në anën tjetër, Le Houerou ka përshëndetur reformat e ndërmarra deri më tani dhe ka inkurajuar bashkëbiseduesit që këto reforma të vazhdohen edhe në të ardhmen. Ai gjithashtu ka premtuar mbështetjen e plotë të Bankës Botërore dhe institucioneve tjera në kuadër të grupit për reformat që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Ministrja Kusari Lila është takuar me Dan Mulaney, zëvendës-ndihmës Përfaqësues Special i Tregtisë në kuadër të zyrës së përfaqësuese tregtare të SHBA (USTR) me të cilin ka diskutuar lidhur me marrëdhëniet tregtare të dy vendeve, posaçërisht për nevojën e rritjes së eksporteve kosovare ne SHBA. Kusari – Lila theks të veçantë gjatë takimit i dha mundësisë që ofron sistemi i preferencave GSP si dhe në mundësinë për zgjerimin e listës së produkteve që gjenden në këtë sistem. Ajo kërkoj asistencë për bizneset kosovare që dëshirojnë të eksportojnë në SHBA.

Ndërsa Mulaney ka premtuar përkrahje të USTR për bizneset kosovare në formë të trajnimeve por edhe në krijimin e lidhjeve potenciale me bizneset amerikane. Në mënyrë të veçantë është përmendur një trajnim i cili së shpejti do të organizohet në Kosovë nga Departamenti i Tregtisë i ShBA në bashkëpunim më APIK, i cili do të targetojë bizneset që kanë kapacitet për eksport në SHBA.

Zëvendëskryeministrja Kusari-Lila gjatë tërë javës, në kuadër të Misionit Tregtar në SHBA, takoj përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit dhe udhëhoqi delegacionin prej 50 bizneseve me të cilët realizuan takime me biznese amerikane si dhe hapi konferencën e organizuar nga MTI, përkatësisht APIK dhe Oda Amerikane në Kosovë në bashkëpunim më Ambasadën e Kosovës dhe Odën Amerikane në Uashington. Ky mision ka për qëllim promovimin e investimeve në Kosovë dhe krijimin e kontakteve ndërmjet bizneseve nga të dyja vendet. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.