SHBA, thatësira rrit çmimin e lëndëve të para
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të përjetojnë periudhën më të thatë dhe të nxehtë në 50 vitet e fundit. Thatësira amerikane ka prekur fort rajonin e perëndimit të mesëm dhe ka prodhuar shqetësime serioze se do të ndikojë negativisht në çmimin e lëndëve të para ushqimore dhe të naftës. Perëndimi i mesëm në Shtetet e Bashkuara është rajoni ku prodhohet sasia më e madhe e misrit, sojës dhe produkteve blegtorale.
Sipas Agjencisë amerikane të Monitorimit të Thatësirës, më shumë se 30 për qind e 9 shteteve të rajonit të perëndimit të mesëm po përjetojnë thatësirë ekstreme dhe shifra është trefishi i raportuar një javë më parë. Ky rajon përfaqëson tre të katërtat e prodhimit të misrit dhe të sojës, e për pasojë është edhe prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë.
Thatësira ka dhënë efekte dhe sektorin e transportit. Lumi i Misisipit ka humbur një pjesë të mirë të thellësisë dhe transportuesit janë të detyruar të reduktojnë masën e ngarkesave. Ky lumë përdoret si një rrugë me kosto shumë të ulët të transportit të mallrave dhe është një rrugë ku qarkullon një ekonomi vjetore prej 180 miliardë dollarë.
Sipas ekspertëve të industrisë, rënia e mëtejshme e nivelit të ujit do të shoqërohet me rritje të çmimeve të lëndëve të para që transportohen me anije. Në listën për tu rritur çmimi, janë vendosur qymyri, gruri, nafta dhe çeliku. /Telegrafi/