SHBA, ulje në 28 % të taksës për korporatat
E përditshmja prestigjioze, Wall Street Journal, raportoi se administrata Obama do të propozojë uljen e tavanit të taksës për korporatat në 28 për qind nga niveli aktual i 35 për qind. Sipas gazetës, ky propozim është pjesë e planit të reformës së sistemit tatimor për korporatat, i cili do të publikohet.Raporti i gazetës konfirmon, se një prej qëllimeve të propozimit për reformën në sistemin tatimor, të administratës së presidentit Obama është edhe rritja e të ardhurave nëpërmjet shfuqizimit të subvencioneve në këtë projekt të ristrukturimit të kodit tatimor për korporatat.
Një zyrtar i lartë i administratës tha për Wall Street Journal, se propozimi do të ulë në realitet normën e taksës për korporatat prodhuese në 25 për qind dhe ky do të jetë tavani që nuk do të lejojë pagesë më të madhe të saj. Sipas gazetës, plani për herë të parë parashikon që kompanitë amerikane që operojnë në territor të huaj të paguajnë një minimum të tatimor për fitimet që realizojnë në territoret e huaja. Sipas përllogaritjeve, nëse ligji hyn në fuqi ai parashikohet të rrisë të ardhurat me 250 miliardë dollarë në 10 vitet e ardhshme.
Në javën e kaluar, presidenti Obama prezantoi një projekt-buxhet dhe projekt-taksë në totalin e 3.8 trilionë dollarë. /Telegrafi/