Shitja e PTK-së promovohet në Londër e Stamboll

15:41 / 18.05.2012
Kompanitë që janë angazhuar si Këshilltarë të Transaksionit në procesin e shitjes së Postë-Telekomit të Kosovës nuk kanë kallëzuar se përse kanë zgjedhur të mbajnë Konferencat e Investitorëve në Londër e Stamboll. Ministria e Zhvillimit Ekonomik pohon se përzgjedhja është bërë duke u bazuar në rekomandimet e Këshilltarëve të Transaksionit.

Shkëlqesia e tij Besim Beqaj do të mbajë gjatë këtij muaji fjalime në Londër e Stamboll. Duke iu referuar kështu ministrit të Zhvillimit Ekonomik, kompanitë e angazhuara si këshilltarë të transaksionit në privatizimin e PTK-së, kanë njoftuar mbajtjen e dy konferencave të investitorëve për të nxitur kompani të huaja që të jenë pjesë e këtij procesi.

Në njoftimin e Këshilltarëve të Transaksionit, kompanive Lazard Freres e Raiffeisen Investment, thuhet se konferenca e parë e investitorëve për shitjen e PTK-së do të mbahet më 22 maj në Londër, përkatësisht në “The Chesterfield Mayfair”, ndërsa konferenca e dytë do të mbahet më 29 maj në Stamboll përkatësisht në “Point Hotel Barbaros”.

Micha Katz, zyrtar kontaktues në Lazard Freres, nuk ka pranuar të japë një përgjigje për arsyet se pse Londra e Stambolli janë zgjedhur për mbajtjen e Konferencave të Investitorëve. Për këtë, sipas tij, duhet të pyetet Qeveria e Kosovës. Edhe kompania tjetër “Raiffesin Investment”, që këshillon Qeverinë e Kosovës bashkë me kompaninë franceze Lazard Freres, nuk është përgjigjur në pyetjet e Gazetës JnK.

Ndërkohë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik thonë se Londra e Stambolli janë rekomanduar nga këshilltarët e transaksionit. “Këto dy kryeqendra botërore janë përzgjedhur me rekomandim të këshilltarit të transaksionit, si dy qendra të biznesit në të cilat gravitojnë shumica e kompanive më të mëdha botërore”, ka thënë Naim Zeqiri, zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në MZHE.

Në tenderin e parë të privatizimit të PTK-së kishte pasur konkurrentë edhe nga Turqia e Britania e Madhe. “Albtelecom”, ku shumicën e aksioneve e posedojnë “Çalik Group” dhe “Turk Telekom”, ishte parakulaifikuar në procesin e privatizimit të vitit të kaluar ndërsa Cable & Wireles nga Anglia kishte qenë pjesëmarrëse në Konferencën e Investitorëve të mbajtur në Prishtinë para dy vitesh.

Në vitin 2010 në Konferencën e Investitorëve të mbajtur në Prishtinë kishin marrë pjesë edhe dhjetë kompani tjera botërore.

Përkundër kësaj pjesëmarrje tenderi i parë për privatizimin e PTK-së kishte dështuar. Telecom Austria e Deutche Telecom kishin pasur gjasat më të mëdha që të blinin 75 për qind të aksioneve. Tenderi ishte anuluar nga Qeveria e Kosovës pasi që Deutche Telecom ishte tërhequr dhe në garë kishte mbetur vetëm një kompani. /JnK/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
10:28 / 24.05.2013
Teodora

Këngëtarja bullgare huazon këngën e Albulenës

Superylli bullgar, bukuroshja e njohur si Teodora, duket se dëgjon shumë këngë shqipe dhe madje edhe inspirohet prej tyre n...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
10:34 / 24.05.2013

QKUK-ja, tre milionë euro për kompaninë “amatore”!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvo...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.