Shkel të drejtat e punëtoreve, dënohet me 10 mijë euro

15:38 / 19.01.2013

Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjuka është dënuar me 10 mijë euro, nga Inspektorati i punës, për shkelje të të drejtave të punëtorëve në Deçan, bëjnë të ditur burime të Kosovapress.

E tërë kjo ka ardhur si rezultat i gjendjes së krijuar me punëtorët e KEK-ut në Deçan, të cilët tash e pesë muaj kanë ndërprere punën, pasi që atyre u është shkëputur kontrata si pasojë e protestës dhe solidarizimit me dy kolegët e tyre të cilët ishin larguar nga puna për gjoja përformancë jo të mirë.

Përpjekjet disa herë të Gjukës për të kërkuar ndihmë nga Ministri i Punës Nenad Rasic, që të ja heq apo zvogëlojë dënimin ishin të pasuksesshme. Më shumë të njëjtë është dënuar edhe KEK-u. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.