Shkolla e Biznesit Coca-Cola Hellenic ndau çertifikata për studentët e talentuar

16:19 / 1.11.2012
Kompania Coca-Cola Hellenic dhe partnerët e tyre, iniciuan projektin “Shkolla e Biznesit Coca-Cola Hellenic,” për studentët e talentuar në biznes dhe ekonomi. Qëllimi i projektit është të mbështesë të rinjtë dhe t’i ndihmojë ata të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike, të cilat ata do të t’i aplikojnë në zhvillimin e ardhshëm të tyre profesional. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Universiteti Amerikan në Kosovë, dhe Universiteti i Prishtinës mbështetën shkollën si partnerë.

“Është një kënaqësi e madhe të iniciosh një projekt të tillë, dhe në këtë mënyrë të mbështesësh përmirësimin dhe zhvillimin e talentëve të rinj, dhe kështu të vazhdohet mbështetja jonë për komunitetin lokal në Kosovë. Synimi ynë është t’i ofrojmë studentëve përvoja praktike, njohuri, dhe kontakte të cilat do të jenë të vlefshme për karrierën e tyre në të ardhmen. Ne jemi duke planifikuar ta bëjmë
“Shkolla e Biznesit Coca-Cola Hellenic” një projekt tradicional, përmes të cilit ne do të investojmë në zhvillimin profesional dhe njohurive të të rinjve në Kosovë," theksoi Kreshnik Sinani, Menaxher i Shitjes i Coca-Cola Hellenic në Kosovë.

Nëntë studentë, nga universitete të ndryshme në Prishtinë, përfunduan me sukses Shkollën e Biznesit Coca-Cola Hellenic, ku gjenerata e parë përfshinë: Kaltrina Lokaj, Ajet Kameri, Anda Dika, Egzona Dika, Ilir Krasniqi, Flaka Krajkova, Arbër Çelaj, Genc Bektashi, dhe Yllka Jetullahu. Këta nëntë studentë u përzgjodhën nga mbi 80 aplikime nga studentët në të gjithë Kosovën.

“Në Shkollën e Biznesit Coca-Cola Hellenic ne u njoftuam me aftësitë më të rëndësishme të një punonjësi në kompani të mëdha ndërkombëtare, me shembuj të mirë praktikë, dhe ne kemi punuar në një projekt konkret biznesi. Unë do të theksoja veçanërisht përvojën e madhe për të paraqitur projekte tek menaxhmenti dhe stafi i Kompanisë Coca-Cola Hellenic në Kosovë. Njohuria që kemi fituar është shumë e rëndësishme për përmirësimin tonë, veçanërisht për
shkak se punonjësit e kompanisë ndanë eksperiencën e tyre të pasur me ne," ka thënë Ajet Kameri, një nga studentët e talentuar te këtij viti të Shkollës së Biznesit Coca-Cola Hellenic.

Gjatë periudhës tre javore, nxënësit kanë pasur shumë aktivitete intensive, trajnime praktike, trajnime të menaxhimit dhe punës ekipore në projekte, dhe kështu morën njohuritë për mjedisin e biznesit, njohuritë praktike rreth shitjes dhe menaxhimit, si dhe një mundësi për tu njohur me praktikat e biznesit të një prej kompanive më të suksesshme në Kosovë dhe në mbarë botën. 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
19:09 / 18.05.2013
Çiljeta Xhilaga, Foto: FB

Çiljeta e gatshme për fëmijë të tjerë

Çiljeta Xhilaga e ka ëndërruar ditën kur do të bëhej nënë dhe ka thënë se në të ardhmen mund të lindë edhe fëmij...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
17:42 / 18.05.2013

Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijen...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.