Shoferët e autobusëve bllokojnë magjistralen

14:13 / 14.08.2012
Shoferët e autobusëve të Mitrovicës, të martën, kanë hyrë në grevë duke bllokuar magjistralen Mitrovicë-Prishtinë tek fshati Pestovë i Vushtrrisë, për shkak të kombibusëve, të cilët, siç pohojnë ata, po ua marrin udhëtarët.

Murat Tahiri, shef i stacionit të autobusëve në Mitrovicë, tha se që nga dita e premte e javës së shkuar, asnjë autobus nuk ka qarkulluar nga Mitrovica në drejtim të Prishtinës dhe Skënderajt për shkak se kombibusët po ua marrin udhëtarët.

Sipas tij, të hënën është mbajtur një mbledhje urgjente rreth kësaj çështje me shefin e inspektoriatit të Mitrovicës dhe të inspektoriatit të Ministrisë së Transportit, por nuk është arritur asnjë rezultat konkret. “Greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona dhe të gjendet një zgjidhje”, tha Tahiri.

Në anën tjetër, Lulzim Zeqiri, kryeinspektor në Mitrovicë, ka bërë të ditur se ata janë takuar dy herë me përfaqësues të stacionit të autobusëve dhe janë duke punuar intensivisht për zgjidhjen e këtij problemi.

“Vetëm gjatë ditës së premte ne kemi shqiptuar 14 gjoba për vozitësit e kombibusëve dhe jemi duke vazhduar punën tonë në këtë drejtim”, tha për Kosovapress Zeqiri, duke kërkuar ndihmën edhe të Ministrisë së Transportit dhe policisë, meqë kompetencat e tyre janë të kufizuara vetëm në territorin e komunës së Mitrovicës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.