Shpërndajnë 20 përqindëshin

11:21 / 21.07.2012
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), miratoi vendimet e rekomanduara nga Komisioni brenda Agjencisë për 57 kërkesa për shitje të banesave.

Këto kërkesa të shqyrtuara përfundimisht janë miratuar nga ana e Bordit të Drejtorëve në mbledhjen e sotme dhe kjo është hera e parë që merren vendime në lidhje me këtë çështje, që nga miratimi dhe hyrja në fuqi e Ligjit që rregullon këtë fushë dhe paraqet sukses domethënës për Agjencinë.

Po ashtu AKP ka shpërndarë një pjesë të 20 përqindëshit për punëtorët e disa ndërmarrjeve të privatizuara.

Agjencia po ashtu njofton se është bërë edhe miratimi nga ana e Bordit të Drejtorëve i shtatë listave të reja për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara për shpërndarje të pjesshme të shumës 20 për qind për ndërmarrjen shoqërore “Shala Trade” në Mitrovicë; “Ekonomia e Pyjeve” në Suharekë; ër “Flora Kërpimeh” në Podujevë; “Rilindja, Rrjeti Librar” në Prishtinë; “KB Ramadan Agushi” në Kaçanik; “Besa” në Lluzhan të Podujevës dhe “Metanb” në Prishtinë.

“Për dy ndërmarrje të reja Xim Strezovc dhe Hotel Grand, për të cilat Bordi muaj më parë ka ushtruar opsionin e tërheqjes së aksioneve për shkak të mosplotësimit të zotimeve të spin-offit special, në këtë mbledhje Bordi vendosi administrim të drejtpërdrejt në to, ndërkohë që do të bëhen të gjitha përgatitjet për hapat e ardhshëm për tenderimin e tyre”, thuhet në një njoftim të AKP-së, transmeton “Express”.

Ndërkaq për ndërmarrjen “NBI Suhareka”, e cila po ashtu është e privatizuar me spin-off special, Bordi mori vendim për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tërheqjen e aksioneve edhe për gjashtë muaj dhe gjatë kësaj kohe do të bëhet vlerësim për nivelin e investimeve të kryera në këtë ndërmarrje dhe të audituara nga auditori i pavarur.

Bordi diskutoi edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në ndërmarrjen Trepça dhe autorizoi menaxhmentin e AKP-së për zhvillimin e procedurave për zgjedhjen e drejtorit të ri në Trepçë përmes konkursit të hapur, në përputhje me procedurat ligjore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.