Shqipëri, dështon tenderi për shitjen e hidrocentraleve
Ka dështuar zhvillimi i tenderit për privatizimin e katër hidrocentraleve në vend. Zëvendësministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj tha se tenderi nuk u zhvillua, pasi nuk pati asnjë ofertë pwr këto hidrocentrale.Katër hidrocentralet, Ulza, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica dy u nxorën në shitje në kuadër të strategjisë së privatizimeve për vitin 2012, por nuk pati asnjë ofertë për blerjen e saj.
Zëvendësministri Dervishaj u shpreh se do të propozohen ndryshimet e duhura në procedurë për të mundësuar shitjen e hidrocentraleve. /Telegrafi/