Shqipëri, gati regjistrimi i INSTAT për fermat

13:57 / 21.08.2012
Drejtoresha e përgjithshme e INSTAT Ines Nurja nga Gjirokastra ka bërë me dije se regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike bujqësore apo fermave prodhuese do të japë një përfitim të rëndësishëm jo vetëm statistikor por të dhënat do të mundësojnë planifikim më të mirë në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.

Në takimin e radhës të zhvilluar në sallën e konferencave në godinën e Këshillit të Qarkut së Gjirokastrës me kryetarët e komunave të këtij qarku, evidente kanë qenë ankesat dhe sugjerimet e pushtetarëve vendore kundrejt drejtuesve të INSTAT.
Drejtuesja e INSTAT, Ines Nurja, është shprehur se janë marrë parasysh të gjitha vështirësitë në realizimin e regjistrimit të radhës, si shtrirja gjeografike e fshatrave apo përcaktimi i anketuesve.

Regjistrimi për prodhimin bujqësor bruto do të realizohet nga 1300 anketues të cilët do të trajnohen nga Instituti i Statistikave. Për të gjitha komunat në rang vendi do të jetë i emëruar një anketues i cili do të jetë i përcaktuar nga vetë INSTAT.

Ndërkaq, sipas llogaritjeve paraprake regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike bujqësore ne qarkun e Gjirokastrës do të kërkojë 117 anketues, numër ky i pamjaftueshëm sipas krerëve të komunave te cilët pretendojnë se nuk është marrë parasysh kriteri gjeografik. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
17:54 / 21.05.2013
Dennis Rodman, Foto: Getty Images

Kështu di vetëm Rodman (Foto)

Edhe pse është shumë vështirë të arrihet diçka e tillë, Dennis Rodman ka arritur ta tejkalojë edhe vetveten.
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.