Shqipëri, kursi i këmbimit stabil

16:00 / 3.02.2012
Kursi i këmbimit në vendin tonë është i stabilizuar dhe i pandikuar nga luhatjet. Ekspertë të bankave, konstatojnë se qëndrueshmëria e kursit të këmbimit ka sjellë ndikim në stabilizimin e inflacionit të importuar.

Arjan Kadare, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, thotë se kjo i dedikohet stabilitetit të monedhës vendase, e cila gjendet në mënyrë konstante në një pozitë të favorshme dhe si e tillë, siguron kursimet dhe shpenzimet e qytetarëve.

Po ashtu, kohët e fundit kreditë në lekë kanë nisur të shtohen në raport me kreditë e dhëna në monedhat e huaja. Orientimi më imadh i bankave sikurse edhe i qytetarëve drejt kredive në monedhën vendase, erdhi pas thirrjeve të përsëritura të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Së fundmi, Banka e Shqipërisë ka ndryshuar rregulloren e këmbimit valutor që bëhet mes saj dhe bankave të nivelit të dytë. Sipas këtyre ndërhyrjeve, bankat sanksionohen të njoftojnë më parë në lidhje me këto transaksione si dhe për shumën që duhet të shkëmbejnë. Një gjë e tillë bëhet për të patur një praktikë të duhur të këmbimit valutor mes institucionit monetar dhe bankat. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
9:40 / 17.05.2012

Mirsa: Nuk e fal tradhtinë

Këngëtarja kosovare Mirsa Kërçeli e irrituar nga shumë ngjarje në vend, ajo me plotë bindje ka thënë se nuk do ta falt...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:47 / 17.05.2012

Turqia, së shpejti mes 10 ekonomive të botës

Turqia, një fuqi rajonale në zhvillim, do të hyjë në vitet e ardhshme në radhët e dhjetë ekonomive më të fuqishme të...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.